Juncker: Anglishtja po humbet rëndësinë në BE

Postuar në 13 Tetor, 2017 18:20

Shaka personale, i quajti  Jean-Claude Juncker deklaratat për shfuqizimin anglishtes si gjuhë zyrtare të BE-së, pas zbatimit të BREX-it.  "Gradualisht anglishtja po humbet rëndësinë e saj në Evropë", deklaroi Juncker në një konferencë në Firence teksa fliste në gjuhën angleze dhe pastaj vazhdoi në frëngjisht, duke provokuar duartrokitje në sallë. I pyetur nëse frëngjishtja do të ishte gjuha e ardhshme e Evropës, Juncker u përgjigj në anglisht: "Është gjithmonë e rrezikshme ta thuash këtë."

Brexit ka hapur disa pikëpyetje në lidhje me statusin e ardhshëm të gjuhës angleze në BE, pasi me daljen e Britanisë anglishtja nuk do të jetë gjuha zyrtare e asnjë shteti anëtar të Bashkimit Europian. BE njeh 24 gjuhë zyrtare dhe anglishten, frëngjishten dhe gjermanishten si gjuhë punësimi.

Presidenti i Komisionit Europian, iu drejtua me një mesazh të rreptë Britanisë kur tha se "ata duhet të angazhohen për të paguar atë që i detyrohen Bashkimin Evropian, në mënyrë që  të jenë në gjendje për të filluar bisedimet mbi marrëdhënien e re që do kenë me BE-në në të ardhmen.

Në një leksion me studentët në Luksemburg, Presidenti i Komisionit Evropian  foli edhe për çështjen e Katalonnjës duke thënë se pavarësia e saj do të inkurajonte rajone të tjera të bënin të njëjtën gjë. Në të njëjtën kohë ai shprehu shqetësim rreth separatizmit në Evropë dhe theksoi se kërkoi i kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy për të siguruar që situata do të jetë nën kontroll.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.