“S’kursyem asnjë lek nga reforma territoriale” (Video)

Postuar në 13 Tetor, 2017 21:06

U propozua si një reformë që do të rriste ndjeshëm investimet në fshat dhe zonat rurale nga kursimet që do të krijonte shkurtimi i numrit njësive vendore.

Sipas qeverisë së mëparshme reforma e re territoriale do t’i kursente buxhetit vendor rreth 6 miliardë lekë shpenzime administrative, të cilat do të shkonin për shërbime dhe investime publike në favor të komuniteteve. Kjo shkruhej dhe në relacionin e ligjit, por ekziston edhe më zë dhe me figurë siç tregohet në këtë kronikë televizive të vitit 2014.

3 vjet më vonë dëgjojmë nga goja e kryeministrit se kursimi është zero lekë, çka nënkupton se edhe investimet e premtuara janë po ashtu fjalë që i ka marrë era. Gjithmonë ka zgjidhje për të rregulluar bilancet dhe sipas asaj që tha kryeministri në konsultimin publik të buxhetit këtë të premte në Vlorë, kjo bëhet duke shkurtuar rrogat e administratës lokale.

Edhe në buxhetin e vitit që vjen premtohen investime të mëdha në fshat dhe bashkitë e reja, por garancitë janë ato që kanë qenë edhe para 3 apo katër viteve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.