Thaçi e Meta presion BE-së: Nënshtetësi shqiptare për gjithë kosovarët

Postuar në 11 Tetor, 2017 12:50

Vizita e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në këtë të mërkurë në Kosovë kulmoi me deklaratën e homologut Hashim Thaçi se ka kërkuar nga kreu i shtetit shqiptar t’u japë nënshtetësi shqiptare të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, ky është opsioni i vetëm që ka Kosova në kushtet e izolimit klasik nga Bashkimi Evropian. “Kam përshtypjen se është në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe atë europian”-deklaroi Thaçi.

Ndërsa presidenti Ilir Meta tha se qëllimi kryesor është për t’i shpëtuar kësaj bllokade që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës. Ai tha se ka kërkesa dhe presione pa fund nga shqiptarët e Kosovës për t’u pajisur me nënshtetësi shqiptare. Kjo deklaratë vjen pak ditë pas vizitës në Tiranë të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe strategjisë për lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi mes dy vendeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.