Fevziu: Dy shërbime të huaja kërkuan ndihmën e medias për të publikuar të dhëna për krimin shqiptar

Postuar në 11 Tetor, 2017 21:18

Blendi Fevziu ka deklaruar sot në një intervistë për emisionin “Fakt” në “syri.net” se situate me krimin në Shqipëri është serioze në maksimum dhe po shqetëson seriozisht partnerët e vendit tonë. Fevziu ka zbuluar se të paktën dy shërbime partnere të Shqipërisë i kanë kërkuar atij si drejtues i emisionit “Opinion”, apo medias ku ai punon që të publikojë të dhënat se paratë e krimit në Hollandë po investohen në Shqipëri dhe se krimi shqiptar në Hollandë ka mbështetje nga njerëz me pushtet në Tiranë. Po kështu ai ka deklaruar se shërbimet italiane kanë komunikuar me median në fjalë para një viti për të zbuluar se nga paratë e kanabisit në Shqipëri mbeten 200 milionë euro. Nëse këto janë të vërteta, atëherë është e qartë se institucioneve shqiptare nuk u beson më asnjë dhe se krimi e ka fituar betejën në këtë vend. Kjo është arsyeja pse nuk hapen negociatat për të cilat qeveria thotë se “ka bërë gjithçka”. Minuta 22: 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.