Hakerohen planet e luftës së Koresë së Jugut

Postuar në 10 Tetor, 2017 19:06

Hakerat e Koresë së Veriut thuhet se kanë kapur një numër të madh dokumentesh konfidencialë nga Koreja e Jugut, duke përfshirë një plan vrasjeje kundër Kim Jong Un.

Siç pretendon deputeti i Koresë së Jugut, Rhee Cheol-Hee, ky informacion vjen nga ministria e mbrojtjes e vendit të tij. Dokumentet e vjedhura përfshijnë planet e hartuara nga SHBA dhe Koreja e Jugut në rast lufte. Përveç kësaj, ka informacione të rëndësishme për stacionet e energjisë dhe objektet ushtarake në vend.

Rhee Cheol-Hee i i përket partisë qeverisëse të Koresë së Jugut dhe është anëtar i komitetit parlamentar të mbrojtjes. Sipas tij janë rreth 235 gigabajt dokumente ushtarake që janë vjedhur nga Qendra e të Dhënave të Integruara, 80% e të cilave ende nuk janë zbuluar. Ky incident ka ndodhur në shtatorin e kaluar. Në maj, Koreja e Jugut tha se shumë dosje të dhënash ishin vjedhur duke bërë përgjegjëse Korenë e Veriut për përgjimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.