"Duam pavarësi me dialog"

Postuar në 10 Tetor, 2017 20:42

"Unë do ta respektoj vendimin e katalanasve mbi pavarësinë"-deklaroi guvernatori  katalanas Carles Puigdemont, duke denoncuar episodet e dhunës që ndodhën  ditën e referendumit. Ai u përpoq të dërgonte në Madrid një mesazh në favor të respektimit të vlerave demokratike, duke propozuar si zgjidhje për pavarësinë dialogun me qeverinë spanjolle.

"Ne nuk jemi as kriminelë as të çmendur. Ne jemi njerëz normalë. Jemi gati për dialog. Ne nuk kemi asgjë kundër Spanjës. Ne duam komunikim më të mirë. Marrëdhënia jonë nuk ka qenë e shëndetshme për vite dhe nuk është e qëndrueshme"- tha Puigdemont, por pa shkuar më tej në shpalljen e njëanshme të pavarësisë siç shumë prisnin. 

Ai foli për dialog me qeverinë spanjolle, siç propozohet nga zyrtarët evropianë. "Ajo që ne dëshironim ishte një referendum i ngjashëm me atë që është bërë në Skoci për të sjellë të dyja palët në dialog dhe të marrin në konsideratë të dyja palët. Por ne jemi ndeshur vazhdimisht me një mohim"-tha Carles Puigdemont, i cili vonoi për më shumë se një orë për të filluar fjalimin e shumëpritur, para të cilit  mësohet se pati një bisedë me zyrtarët e BE-së. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.