Der Spiegel: Thellohet skandali me Eurofighter, 183 mln euro ryshfet

Postuar në 10 Tetor, 2017 13:10

Merr të tjera përmasa skandali i “Eurofighter” në Austri. Drejtori i "Airbus", Tom Enders paralajmëroi drejtuesit dhe punonjësit se kompania mund të përballet me "dënime të rënda" për rastet e korrupsionit, ndër të cilat shitja e avionëve luftarakë në Austri. Tani për tani është zbuluar se zyra e “Airbus” në Paris kishte ngritur një rrjet të kompanive që ishin të lidhura me “Vector Aerospace”, një ish-degë e mirëmbajtjes së grupit në Londër.

Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”,  rrjeti i kompanive guackë  të  “Airbus” loboi që të lejoheshin ryshfetet në Austri në mënyrë që të bleheshin 15 avionë ushtarak "Eurofighter" me një vlerë prej 2 miliardë dollarësh. Dyshohet për 100 pagesa potencialisht të paligjshme.  Autoritetet austriake po hetojnë "Airbus" pas pretendimeve se kompania i ka paguar 183 milonë euro nën dorë “Komisionit”.

Ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil akuzoi kompaninë Airbus dhe konsorciumin "Eurofighter" se mashtruan qëllimisht Vjenën mbi çmimin e blerjes dhe pajisjeve teknike të 18 avionëve "Eurofighter". Pas hetimeve që u bënë në Francë dhe në Britani Der Spiegel thotë se prokurorët janë gati të ngrejnë akuzat.

http://www.spiegel.de/international/business/airbus-corruption-scandal-t...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.