2009-2016, plazhi i Semanit humbi 14.2 ha. 700 mijë m3 inerte/vit merren vetëm në Shkumbin

Postuar në 09 Tetor, 2017 16:09

"Klan Plus" raporton sot për prag zhdukjen e plazhit të Semanit si pasojë e erozionit nga deti. Në 3 dekada, objekte që kanë qenë 200 m larg vijës së ujit, tani gjenden në ujë. Të prekur kryesisht nga ky përparim i detit janë kryesisht zonat ranore të Adriatikut dhe për këtë përgjegjësi ka edhe njeriu.

“Në Shkumbin në një vit janë gërryer nga shtrati i lumit  deri në 600- 700 mijë metër kub inerte për çdo vit, ndërsa sasia e tyre që shkon në det është më e vogël. Ky lum kontrollon një gjatësi të bregut prej 14 km breg dhe po mos ketë inerte do të ketë gërryerje. Në zonën e plazheve të Orikumit ka një monitorim me një gjatësi prej 10 km, në këtë gjatësi dallohet se janë 14.4 ha të gërryer. Nga viti 2009-2016  janë gërryer nga erozioni 14.2 hektarë tokë. Nga harta shihni shtratin e vjetër të Semanit, që tregon si ka avancuar deti në tokë, një humbje prej 14.2 hektarësh tokë”, thotë për këtë televizion eksperti i mjedisit Prof. Dr Sherif Lushaj.

Erozioni detar është në përparim në bregun shqiptar dhe kjo është e pashmangshme. Çfarë duhet bërë është shmangia e abuzimit dhe ndalimi i shkatërrimit që po ndodh ngado.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.