Rahoi për "El Pais": Bllokim kushtetues pavarësisë së Katalunjës

Postuar në 08 Tetor, 2017 10:29

Qeveria spanjolle nuk  përjashton mundësinë e përdorimit të kompetencave që i jep  Kushtetuta për të pezulluar autonominë e Katalonisë. Në një intervistë për  gazetën El Pais, kryeministri konservator Mariano Rahoi tha se  qeveria spanjolle ka mjetet e duhura ligjore dhe për të parandaluar  skëputjen e rajonit autonom nga Spanja.

I pyetur nëse ai është i gatshëm të aktivizojë nenin 155 të Kushtetutës, i cili lejon atë të rrëzojë qeverinë rajonale dhe të thërrasë zgjedhje të reja atje, Rajoy ka thënë: "Unë nuk përjashtoj absolutisht asgjë nëse ligjshme"

Ai kërkoi nga udhëheqësit separatistë të Katalunjës t'u japin fund kërcënimeve. "Dua që kërcënimi me  pavarësinë të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur"-tha Rajoy. Ai shpjegoi se Madridi nuk do të lejonte "asnjë shpallje të pavarësisë" nga nacionalistët katalanas dhe shtoi se edhe nëse do të bëhej "ajo nuk do të kishte asnjë efekt".

Ai kërkoi gjithashtu nga "nacionalistët te moderuar"  të Katalunjës të mos i bashkohen grupeve radikale. Rahoi sqaroi gjithashtu pë El Pais se 4,000 punonjës të policisë të cilët u dërguan në Katalunjë përpara referendumit do të qëndrojnë në rajon derisa të mbarojë kriza.

Kryeministri konservator përjashtoi çdo mundësi për të shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Spanjë për shkak të krizës në Katalonje. Rahoi përjashtoi gjithashtu mundësinë e pranimit të ndërmjetësimit për të zgjidhur krizën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.