Ndoshta zbulohet se nga e morën modelin e vanitetit "artistët" e pas '90-ës

Postuar në 08 Tetor, 2017 14:11

Kemi parë të gjithë  se spektakli i “artistëve”  të skenës shqiptare të pas ’90-ës, bashkon dy aspekte: artin si produkt(varet si e sheh secili do thoshte një alibi tipike e këtyre kohëve) me performimin. Sigurisht që kjo e dyta ka anën dramatike, kur sheh sesa mund dhe energji harxhojnë artistët për t’u zhveshur apo dukur siç duhet. Të veçantë, të menduar, në qendër të çdo gjëje, një vanitet që lufton komplekset dhe tradhëton modelin e vetëm që qarkullon në dejet e këtij arti e që është: Arti jam unë, më shih në televizor. Ka diçka të guximshme në këtë pre-selfie që vjen nga mungesa e dëshirës për ta treguar veten përmes kufijve të një etosi që është burgosur te mërmërima nostalgjikësh.

Por nëse shohim këto foto që janë cover albumesh të këngëtarëve pop të viteve ’70, me gjasë në ish-Jugosllavi apo ndojë vend tjetër sllav të Europës Lindore, pikas ngjashmëritë me modelin e turbo-tallavasë shqiptare, jo si muzikë, por si "kostumografi".  Është diçka mes ëndrrës për të qenë dikush, nevojës për t’u shfaqur dhe aftësisë për të qenë I suksesshëm.  Një popullaritet defolklorizues që zbulon shijet e qytetarëve të brezit të pare që hap rrugën e aprovimit të këtij statusi. Në ikje nga kultura e fshatit dhe duke rrethuar muzikën qytetare që rron në sëndukë kujtese të kush e di se kujt emigranti. Kush dëshiron të thellohet në këtë dukuri artistike, nuk duhet të ndalet te pamja. Sepse ajo mund të gënjejë. Duhet të dëgjojë edhe tekstet, perla të vërteta të muhabetit të orkestruar me vegla muzikore.  Edhe këto në versionin softuer.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.