Konfindustria mbështet vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël

Postuar në 08 Tetor, 2017 18:10

Konfederata e Industrive mbështet nismën e qeverisë per shtrirjen e tatimit të vlerës së shtuar ne biznesin e vogël. Sipas saj, shtriria e TVSH në të gjitha hallkat e biznesit është e domosdoshme për formalizimin e gjithë ekonomisë së çdo vendi normal, aq më shumë në Shqipëri ku shkalla e informalitetit arrin deri në pothuaj 50% të PPB. Konfindustria e vlerëson si një hap i duhur, që në qoftë se do të zbatohet me sukses do të ketë vlera afatgjata për ekonominë kombëtare dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

“Shtrirja e TVSH në gjithë kategorite e biznesit të jetë pjesë e një pakete të plotë masash shoqëruese dhe jo thjesht një akt i veçuar. Në rast të kundërt rrezikohet, jo vetëm suksesi i nismës së mirëpritur, por mund të prodhohen pasoja të rënda ekonomike, sociale dhe politike. Të rrezikuara drejtpërdrejt do të jenë sidomos industritë dhe prodhimi vendor, kryesisht që prodhon për tregun e brendshëm, mund të ketë favorizim të monopoleve dhe karteleve, sidomos të huaja”-thuhet në deklaratën e Konfederatës së Industrive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.