Konferencë ndërkombëtare për t'iu përgjigjur "apokalipsit të antibiotikëve"

Postuar në 08 Tetor, 2017 14:54

Rezistenca ndaj antibiotikëve e baktereve që janë shkaktare infeksionesh në trupin e njeriut, ka detyruar mjekët të flasin për një epokë post-antibiotike, apo për një Apokalips të Antibiotikëve, sipas fjalëve të Sally Davies, përgjegjësja më e lartë britanike për mjekësëin.

Situata është bërë shqetësuese edhe më shumë pas një rasti në SHBA, pak muaj më parë, kur një grua e moshuar vdiq si pasojë e një infeksioni të marrë gjatë hospitalizimit në Indi, e që nuk u përmirësua as pas përdorimit të colistinit, “antibiotiku I fundit”.

http://www.respublica.al/2017/10/08/superbakteri%C2%A0-%C3%A7on-n%C3%AB-vdekje-nj%C3%AB-grua-n%C3%AB-shba-u-rezistoi-t%C3%AB-26-antibiotik%C3%ABve-n%C3%AB-p%C3%ABrdorim

Fakti që bakteria që përmban në kodin e saj genin mcr-1 i reziston edhe colistin u njoftua së pari në Kinë, por si vëzhgim dhe konkluzion studimor, jo si rast konkret.

Për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi që konsiderohet ndër më të mëdhenjtë që njerëzimi ka patur në kohët moderne, në javën që vjen do të organizohet një konferencë ndërkombëtare e iniciuar nga qeveria britanike, OKB dhe me pjesëmarrje të shumë shkencëtarëve, mjekëve, përfaqësuesve të qeverive, industrisë farmaceutike  etj. Konferenca është një hap i parë në përpjekjen për të kthyer një shqetësim apo alarm në politika konkrete për të ndalur thellimin e problemit. Sipas disa të dhënave, sot në botë rreth 700 mijë njerëz në vit vdesin si pasojë e rezistencës ndaj antibiotikëve, pra nga infeksione që nuk kurohen. Ndërkohë që në vitin 2050 ky numër pritet të shkojë në 10 milionë.

Antibiotikët janë një element thelbësor I çdo ndërhyrjeje mjekësore dhe me fundin e tyre si armë efektive kundër infeksioneve, mjekësia humbet mundësinë edhe për ndërhyrje të shumta kirurgjikale, për transplante, apo për kimioterapi, të gjitha procedura që nuk mund të mendohen pa përdorim antibiotikësh. Edhe një oepracion apandesiti pa përdorim antibiotiku e çon pacientin në vdekje nga peritoniti apo infeksione të tjera. Një arsye tjetër që meëndohet se ka sjellë këtë situatë është edhe zgjidhja e doktorëve në Perëndim që rekomandojnë antibiotik për çdo shqetësim, apo për shqetësime minimale. Një tjetër shkak është përdorimi i antibiotikëve në fermat e kafshëve apo peshkut për rritje të shpejtë, duke krijuar një cikël shkarkimesh intensive mbetjesh të trajtuar me antibiotikë në lumenj dhe ujëra. Kjo është edhe premisa e përhapjes së shpejtë të problemit dhe rritjes së rezistencës.  

https://www.theguardian.com/society/2017/oct/08/world-faces-antibiotic-a...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.