Elizabeth Friedman, gruaja që theu kodin Enigma, por u mënjanua nga J. Edgar Hoover

Postuar në 08 Tetor, 2017 22:05

Elizebeth Friedman nuk është një emër i njohur. Por ajo ka një histori mahnitëse amerikane. Njëqind vjet më parë, kur ishte në të njëzetat e saj të hershme u bë një lexueset më të specializuara të mesazheve sekrete pa i ditur kodet. Nuk ishte matematikane, por ja doli të ishte  gjeni në zgjidhjen e këtyre kodeve shumë të vështira që ndryshuan shekullin e 20-të. Ajo kapi gangsterë dhe kreë të grupeve të organizuara kriminale si dhe gjurmoi shumë spiunë nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo gjithashtu ndihmoi në shpikjen e shkencës moderne të shkrimit të fshehtë (kriptologjisë)që qëndron në bazën e gjithçkaje duke nisur nga institucionet qeveritare si NSA-ja deri në luhatjet e jetës sonë të përditshme në internet.

Friedman çkodifikoi të gjitha me dorë me laps dhe letër, para epokës së kompjuterave. Deri në fund të viteve 1920, ajo filloi të dëshmojë në gjykatë kundër disa prej gangsterëve më të mëdhenj të kohës. Ajo ishte një person shumë modest, dhe përbuzte atë që ajo më vonë e quajti adhurimin e heroit. Duke punuar me William Friedman, i cili më vonë u bë bashkëshorti i saj, në ditët e hershme të Riverbank, ajo krijoi qasje të ndryshme dhe sulme ndaj mesazheve të fshehta që i lejuan të merrte blloqet e ndara të letrave dhe t'i rregullonte ato në modele që kishin kuptim.

Duke zgjidhur dhjetëra mijëra mesazhe çdo vit, ajo zhvilloi një intuitë, një mënyrë të menduari që e bëri atë një nga më të mirat në botë duke parë format e fjalëve në një fushë letrash që askush tjetër nuk mund t’u jepte kuptim.Ekipi i Elizebeth, i cili kishte qenë i përqendruar në luftën kundër kontrabandës, u bë një ekip që gjurmonte spiunë nazistë. Zbulimet arritën kulmin në Luftën e Dytë Botërore në atë që njihej si "lufta e padukshme” e një bote të zymtë të spiunazhit dhe kundërzbulimit.

FBI kishte përgjegjësinë për kapjen e spiunëve nazistë në Amerikën e Jugut, por  ishte ajo që që  u siguronte atyre materiale. Në këtë proces, Elizebeth u takua me figura nga inteligjenca britanike dhe punoi për kodet famëkeqe të Enigma të përdorura nga spiunët nazistë. Përpjekjet e saj çuan në shkatërrimin e çdo rrjeti të spiunazhit  nazist në Amerikën e Jugut, në veçanti atë të drejtuar nga "Sargo".

Spiuni i famshëm SS Johannes Siegfried Becker, me nofkën "Sargo", drejtoi më shumë se 50 agjentë nga një bazë në Argjentinë, duke shkëmbyer mijëra raporte të ndjeshme të spiunazhit me Gjermaninë, duke mbledhur informacion mbi aftësitë ushtarake amerikane dhe britanike dhe duke nxitur grushte ushtarake në vendet e Amerikës Jugore për të lëkundur qeveritë ndaj nazistëve.

Firedman theu kodin Enigma të gjermanëve I cili ishte çelësi për fitoren e betejës së Atlantikut dhe sigurimin e kalimit të anijeve të furnzimit për kontinentin që luftonte kundër Nazizmit. Por kjo vepër e saj është eklipsuar nga puna e një tjetër emri të madh të shkencës, Alan Turing, i cili gëzon tashmë famë të gjerë edhe si pasojë e filmave realizuar për të.

Në një libër të fundit “Gruaja që thyente kode”, me autor Jason Fagone, vihet në dukje ky fakt tepër interesant që na thotë shumë për statusin e femrës në “demokracitë liberale të Perëndimit”. National Geographic që raporton për këtë temë i referohet librit në të cilin del në dritë ky episod i jetës së Friedman, por edhe i vetë historisë së shkencës. Në bashkëpunim me të shoqin, ajo e theu kodin për të kapur spiunë nazistë, por ish-kreu I FBI-së, J. Edgar Hoover rishkruajti historinë për të lënë në hije arritjet e saj.

Elizabeth dhe Uilliami janë Adami dhe Eva e NSA në kuptimin që ata ishin të pranishëm në lindjen e sistemeve të çkodimeve amerikane në Riverbank në vitin 1916. Mijëra faqe të dekriptimeve të saj dhe dëshmi për gjithçka që ajo kishte bërë në luftë u vendosën nën çelës dhe u kyçën në Arkivat Kombëtare deri në fund të vitit 2000, duke i dhënë të gjitha meritat për zbulimin e rrjeteve të spiunazhit nazist i mori FBI-së. William ishte një zyrtar i NSA për disa vite, derisa filloi të besonte se NSA po grumbullonte shumë informacione të klasifikuara. Ai u bë i dyshimtë në lidhje me drejtimin e një institucioni që në shumë mënyra ndihmoi në krijimin dhe përfundimisht arriti të besonte se praktikat e NSA ishin një kërcënim për vetë demokracinë.

http://news.nationalgeographic.com/2017/10/elizebeth-friedman-codebreake...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.