100 të përgojuar në Facebook e Kryeministrit që vjedh modelin e Qytetarit Dixhital

Postuar në 12 Korrik, 2017 17:34

Kryeministri Edi Rama poston sot në selinë virtuale të qeverisë shqiptare – në Facebook – një listë me 100 emra nëpunësish dhe pjesëtarësh të sistemit të drejtësisë, të cilët akuzohen nga komentuesit online se kanë shkelur ligjin ose kanë marrë rryshfet. Eksperienca negative – kështu i klasifikon Rama këta persona që sot shohin emrin t’u shfaqet në një faqe vetëm pse dikush ka shkruar një koment.

Mbetet për t’u parë se çfarë ndodh tani me këta njerëz, por duhet kujtuar se vendi i punës, emërimi dhe shkarkimi, rregullohet me ligj. Ankesat në këtë mënyrë siç provokon kryeministri provojnë ndër të tjera dështimin e plotë të linjës hierarkike në administratë për të reaguar, duke i lënë kreut të qeverisë këtë mundësi që është shumë arbitrare.

Kryeministri shkel qysh tani prezumimin e pafajësisë për personat që akuzohen në tym online, pasi dalja e emrit në Facebook implikon “regjistrimin” e akuzës dhe fajësinë publike. Ndërkohë që njerëzit kanë dinjitetin e tyre dhe fajësinë ose jo ua provon tjetër kush. Qysh tani, në një shtet normal, personat në fjalë mund të hedhin në gjyq kryeministrin që i përflet në këtë mënyrë, pa folur këtu për faktin se praktika në fjalë, nuk është asgjë më shumë sesa një imitim dhe vjedhje e praktikës së Qytetarit Dixhital të Sali Berishës. Duket se Edi Rama e ka vuajtur shumë denoncimin e qytetarit dixhital saqë po mendon ta neutralizojë në këtë formë. Kjo vetëm qeverisje nuk është.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

E ka detyre, duket nga Vllahutinet e kompani qe te shkaterroje strukturat ne administrate, jo per te pastruar e rregulluar gjerat, por per te thyer mentalitetin e sigurise per punojesit e administrates, sic deklaroi edhe znj. Vlahutin! Ky eshte qellimi strategjik kurse njerezit me denoncimet e tyre do behen pjese ndihmese e pavetedijshme e ketij show te madh mediatik! Kur te mos denohen aspak personat abuzive te administrates, faji do i hidhet opozites dhe rolit te saj destruktiv. Gjithashtu ketij popull do ti kerkohen me teper vota ne te ardhmen, ashtu qe loja dhe detyrat e shtepise nga Brukseli, te kryhen me sukses. Rama e luan me bukur lojen ne kete terren, prandaj edhe udheheqesit tane real nga zyrat e BE e mbeshtesin pa rezerva, guvernatorin e tyre!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.