Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Mungesë transparence për vettingun nga disa institucione

Postuar në 06 Tetor, 2017 11:51

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kapublikuar sot një raport të shkurtër mbi gjetje të pjesshme të organeve ndihmëse të vettingut. Të tilla janë Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Inspektoriati i Lartë për Deklarimin, Kontrollin dhe Verifikimin e Pasurisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme. Sipas Komitetit tri institucionet e para “i janë përgjigjur pjesërisht kërkesës për informacion të KShH-së, mbi mbarëvajtjen e deritanishme të këtij procesi”. Por sërish, këto institucione nuk kanë treguar gatishmëri të plotë për të dhënë informacionin e kërkuar.

Megjithatë, në tërësi, KShH vëren se nuk ka një transparencë të plotë nga këto institucione, për sa kohë është shmangur në përgjigjet e tyre dhënia e informacionit mbi gjetjet që kanë interes publik, të cilat kanë rezultuar nga verifikimet e deritanishme të tyre. Konkretisht i referohemi vlerësimit të këtyre organeve ndihmëse sa i takon kalimit ose jo me sukses të testit të pasurisë dhe figurës nga gjyqtarët dhe prokurorët, në këtë fazë verifikuese të procesit. Theksojmë se, në çdo kërkesë për informacion, KShH nuk ka kërkuar të njihet me të dhënat personale të subjekteve që i janë nënshtruar verifikimeve prej këtyre institucioneve. Në përgjigjen e dhënë nga KLD-ja referohet se ka lindur nevoja për të patur udhëzime të detajuara lidhur me kriteret, standardet dhe procedurat e vlerësimit profesional. Megjithatë, ndërkohë që inspektorati i KLD-së ka ndeshur në këto vështirësi, Prokuroria e Përgjithshme e cila sipas informacionit të publikuar nga media ka ngritur strukturat përkatëse të vlerësimit profesional të prokurorëve, nuk ka ende përgjigje për kërkesën e KShH-së për informacion. Është e paqartë nëse vështirësi të ngjashme janë ndeshur edhe në veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme, sa i takon vlerësimit të aftësive profesionale të prokurorëve dhe subjekteve të tjera që janë në kompetencë të saj

 raporton KSHH.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.