Kisha e Skocisë: Hebrejtë nuk kanë asnjë të drejtë të veçantë mbi tokën e Izraelit

Postuar në 06 Tetor, 2017 10:31

Kisha e Skocisë ka publikuar së fundmi një raport, titulluar “Trashëginia e Abrahamit? Një raport mbi “tokën e premtuar””, përmes të cilit mohon ndonjë privilegj të veçnatë të hebrejve mbi tokën e Izraelit. Dokumenti është përgatitur për Asamblenë e Kishës së Skocisë që do të mblidhet brenda dy javëve. Në raport u sugjerohet krisitianëve se “nuk duhet të mbështesin ndonjë pretendim nga hebrejtë, apo ndonjë popull tjetër për një të drejtë hyjnore, apo ekskluzive për të zotëruar një territor të caktuar”. Duke analizuar shkrime të ndryshme dhe shpallje teologjike të hebrejve për tokën e Izraelit, Kisha hedh poshtë vargjet ku përcaktohet se toka në fjalë iu premtua fëmijëve të Abrahamit. Ajo hedh poshtë besimin e disa hebrejve sipas të cilit ata kanë të drejjtë mbi territorin e Izraelit, si kompensim për vuajtjet nga Holokausti.

https://www.haaretz.com/jewish/news/church-of-scotland-jews-do-not-have-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.