Votim online për Nobelin në Letërsi. Për italianët “I preferuar” është Philip Roth, Murakami dhe DeLillo

Postuar në 05 Tetor, 2017 11:34

Epoka dixhitale mundëson plebishitin e të gjithëve edhe për çështje “ngushtësisht” për ekspertët siç është Nobeli për Letërsinë. Gazeta italiane “Corriere Della Sera” publikon një votim online për kandidatët e preferuar nga lexuesit italianë dhe duhet thënë se në zgjedhjen e tyre dominon emri i Philip Roth. Japonezi Huraki Murakami është një tjetër i preferuar i italianëve bashkë me Elena Ferrante dhe Don DeLillo, shkrimtar amerikan. Në votim duket edhe emri i Ismail Kadaresë, por nga votues shqiptarë. Po kështu italianët preferojnë edhe Claudio Magris, një shkrimtar dhe eseist i njohur në Europë, me origjinë italiane.

Ndonëse nuk ngre peshë për komisionin përkatës, vota është një tregues i kulturës letrare, nëse mund të shprehemi kështu – të një vendi. Por edhe i ndikimit që kanë përkthimet në një shoqëri. Dominimi i Roth nuk është shfaqje veçanërisht italiane, por Murakami dhe Magris mundet të jenë. Nga ana tjetër, mungesa e preferencës për shkrimtarë italiën, pra e solidaritetit nacional në këto çështje flet për integrimin relativ të një shoqërie në pasurinë letrare të të gjitha gjuhëve, diçka pozitive.

http://www.corriere.it/foto-gallery/la-lettura/social-network/17_settemb...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.