Kriza/Qeveria greke ul në masën deri 70% pensionet e ushtarakëve

Postuar në 05 Tetor, 2017 08:37

Kriza financiare greke prek edhe sektorin ushtarak. Mediat greke raportojnë për një reagim të Bashkimit të të Diplomuarve nga Akademia Ajrore Helenike, sipas të cilës ulja e pensioneve për ushtarakët në pension mund të ketë pasoja në frymën e ushtarakëvë aktivë. Dhe shkurtimi I bërë është një ulje thuajse 50%. Kështu nga 3000 euro/muaj pension që merrnin ushtarakët në pension deri përpara vitit 2010, me reformën e propozuar nga ministri për Sigurinë Sociale Giorgos Katrougalos, shkon në 1420-1583 euro/muaj. Ekziston frika për ulje të mëtejshme çka mund të shkurajojë ushtarakët aktivë të cilët po shohin se ushtria nuk është e paprekshme në kontekstin e një krize që e shkundi Greqinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.