“Teser” opozitari për Lulzim Bashën nga Gramoz Ruçi

Postuar në 05 Tetor, 2017 12:03

Lulzim Basha është përjashtuar sot nga punimet e seancës plenare të Parlamentit për shkelje të Rregullores. Në materialet video që u shpërndanë, tregohet Basha që kërkon me këmbëngulje mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar reformën zgjedhore, futjen e saj në rend të ditës, pas kërkesës për debat që sipas tij, ka depozituar opozita. Kreu i seancës. Gramoz Ruçi, ka refuzuar kërkesën duke argumentuar se Konferenca e Kryetarëve nuk ka atribute mbi një seancë që ka nisur. Por ky është vetëm aspekti teknik i përballjes që çoi në përjashtimin e inskenuar të Bashës.

Akti në fjalë përfton një karakter politik fiktiv, teksa Basha paraqitet si luftëtari asaj salle kundër një mazhorance të inkriminuar. Një lojë që pakkush e beson tanimë, ndërkohë që zotëria gëzon status të paqartë politik, në kushtet kur një grup themeleuesish të partisë së tij dhe ish-ministrash kanë cilësuar zgjedhjen e tij si antistatutore. Tingëllon ironike që teksa Basha përjashtohet për shkelje të Rregullores pasi kërkonte më zë të lartë diskutimin për reformën zgjedhore, kur vetë ai ka probleme legjitimiteti si kryetar partie. Përjashtimi këtu, edhe pse i argumentuar teknikisht, i ndihmon zotërisë që të luajë një rol opozitari, të cilin e ka minuar thelbësisht me veprimet e veta dhe me pazaret që nuk i ecën. 18 maji e ka kompromentuar keq besimin ndaj këtij individi që sot po merr sërish një dorë nga shumica, e cila Ia respektoi skenarin e destruktivit që me siguri sot pasdite do ta pakjetojë si shenjë opozitarizmi të pakompromis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.