Yahoo: Nga sulmi i vitit 2013, u cenuan (të gjitha) 3 miliardë adresa e-mail

Postuar në 04 Tetor, 2017 09:08

Të gjitha përdoruesit e agregatorit Yahoo, janë ekspozuar ndaj sulmit të hakerëve në vitin 2013. Situata e vështitë e kësaj kompanie, tashmë nën zotërim të Verizon Comunications Inc, po zbardh detaje të reja nga sulmi i 4 viteve më parë, të cilin mesa duket Yahoo, u mundua ta paraqesë në të tjerë terma. Në dhjetor të vitit të shkuar kompania tha se nga sulmi u prekën 1 miliardë llogari, por së fundmi ajo ka pranuar se në të vërtetë janë prekur të 3 miliardë llogaritë e përdoruesve që kanë një adresë e-maili në të. Kjo është vjedhja më e madhe në historinë e internetit dhe i ka kushtuar shumë Yahoo-së, dikur fytyra përfaqësuese e rrjetit. Efekti u ndje menjëherë me uljen e ofertës për blerjen nga Verizon, që në muajin shkurt e uli atë me 350 milionë dollarë, sapo u zbuluan të dhënat për dy sulmet masive ndaj saj.

Për sulmin e ndodhur dhe mbulimin që I është bërë, disa përdorues të Yahoo kanë hedhur në gjyq kompaninë. “Reuters” aludon se në fakt shënjestër e padisë është Verizon, por në çdo rast me këtë që ka ndodhur kompania është diskredituar shumë.

http://www.reuters.com/article/us-yahoo-cyber/yahoo-says-all-three-billi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.