Pas referendumit, Katalonja në limbon mes Pavarësisë dhe presionit të Madridit

Postuar në 04 Tetor, 2017 08:27

Spanja po vihet në vështirësi serioze politike pas referendumit të Katalonjës. Ndonëse me një përkrahje të qartë nga Bashkimi Europian, që u shpreh kundër referendumit për pavarësi, Madridi zyrtar po paguan faturën e ndërhyrjes policore dhe dhunë joproporcionale dhe thuajse të pajustifikueshme ndaj qytetarëve që donin të shpreheshin me votë. Kreu politik i Katalonjës deklaroi ditën e dytë pas referendumit se ai nuk donte një shkëputje dramatike me Spanjën, por një marrëveshje të re bashkëjetese. Situata po ecën shpejt dhe sot ai citohet të jetë shprehur se “Katalonja do të deklarojë pavarësinë në punë ditësh”.

Një ndërhyrje të pazakontë dhe të rrallë ka bërë edhe mbreti Filip VI, djali i kurorëzuar i Huan Karlosit, i cili e ka cilësuar referendumin një lëvizje që minon stabilitetin social dhe ekonomik të Katalonjës dhe vetë Spanjës.

Këto janë momente shumë serioze për jetën tonë demokratike”, tha monarku spanjoll. Ai ka theksuar se është i dedikuar ndaj Kushtetutës spanjolle dhe se frocat shtetërore kanë përgjegjësi dhe legjitimitet për të siguruar rendin kushtetues.

Poshtë kësaj situate të tensionuar politike, katalonjasit janë mobilizuar në greva dhe protesta. Rrugë, autostrada, metro dhe transporti publik në Barcelona u paralizuan. Edhe ekipi i futbollit të Barecelonës ndërpreu stërvitjen për të mbështetur protestat. Kjo që po ndodh ka edhe anën tjetër të medaljes. Një shumicë e madhe e katalonjasve duan një pavarësi të negociuar me Madridin dhe jo shkëputje të njëanshme. Mediat e shumta të huaja raportojnë se çdo akt i njëanshëm do të kundërshtohej nga shumica e katalonjasve çka do të zhbënte efektin e referendumit. Shkëputja po merret në konsideratë edhe për ndikimin ekonomik ndaj Spanjës. Katalonja përfaqëson 1/5 e PPB-së spanjolle.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.