Grupimi Patozi zyrtarizon platformën për reformimin e PD-së

Postuar në 03 Tetor, 2017 20:48

Grupimi i njohur ndryshe edhe si Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike ka dalë me një platformë konkrete, ku propozon ripërsëritjen e zgjedhjeve në PD si e vetmja rrugë për bashkimin e saj dhe kthimin më vonë në forcë fituese të zgjedhjeve.

Bie në sy mungesa në listën e firmëtarëve e Jozefina Topallit dhe Arben Imamit, dy prej figurave që kanë kritikuar po ashtu lidershipin e Bashës, por nuk i janë bashkuar grupimit Patozi.

Mbetet i paqartë roli i Sali Berishës, i cili ka mbrojtur fort investimin e tij në krye të PD-së, duke e kritikuar për listat e kandidatëve për deputetë, por pa kontestuar rizgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar.

Propozimet e Platformës:

1-Caktimin e një afati jo më vonë se 9 muaj për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në parti, ku të përfshihen të gjitha institucionet e saj.

2-Procesi i analizës në parti të drejtohet nga një grup (komision) pune me përfaqësim të balancuar dhe të ketë në qendër të tij sqarimin dhe trasparencën për çështjet e mëdha të Partisë Demokratike, që nisin me marrëveshjen e 18 majit, heqjen nga fushata te simboleve te partisë, hartimin e listave për deputetë, strategjinë e fushatës, shkeljet flagrante të statutit si dhe vendimet personale të kryetarit apo të të tjerëve, që ndikuan në humbjen e rëndë të 25 qershorit.

Mandati i këtij grupi (komisioni) shkon deri përfundimin e zgjedhjeve. Kompetencë kryesore e këtij forumi të jetë miratimi i një pakete rregullash, që japin garanci të plota për një proces korrekt zgjedhor brenda PD.

Krijimin e një komisioni për ndryshimet statutore të balancuar përpilon dhe harton ndryshimet e nevojshme, ku të garantohen parimet e sipërpërmendura.

3-Ngritjen e një komisioni zgjedhor me përfaqësim të barabartë, që të kryesohet nga një përfaqësues i Lëvizjes për Ringritjen e PD, si garanci minimale për zgjedhje të drejta dhe të barabarta. Ruajtjen e këtij përfaqësimi dhe këtij formati në të gjitha komisionet e votimit në nivel dege dhe qarku.

Mbështesin platformën:

Besnik Mustafaj, Gent Malko, Endira Bushati, Valbona Mezini, Ridvan Bode, Igli Cara, Ardian Kollozi, Keltis Kruja, Majlinda Bregu, Sherefedin Shehu, Agron Musaraj, Rrajmond Hoxha, Eleina Qirici, Bislim Ahmetaj, Ibsen Elezi, Grigels Muçollari, Leonardi Olli, Andi Përmeti, Ermira Qosja, Gent Minarolli, Armand Teliti, Gjergji Papa, Zihni Tollozhina, Astrit Patozi, Zana Guxholli, Ilir Kaduku, Julian Deda, Kozma Dashi, Fabian Topollaj, Ndue Paluca, Atird Hoxha, Kristi Bello, Gezim Pani, Elmi Allmuça, Parid Teferiçi, Demir Gjana, Fatjon Bathorja, Genta Boksi, Gjovalin Bzheta, Estela Kondura, Iriat Hyka, Arbjola Halimi, Ibrahim Bajrami, Bedri Hoxha, Guri Tatari, Lekë Gjoni, Vasillaq Ngresi, Ramazan Roboçi, Ramadan Hoxha, Ardian Shkelqimi, Artur Shehu, Ervin Gjini, Bedri Luku, Juela Meçani, Alesia Reçi, Pashk Gjoni, Albert Jorgji, Zekri Piciri, Mirgen Lata, Ermir Gjeta, Aranit Leka, Paulin Papleka, Hysni Kërçiku...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.