Ligji thotë qartë: Ndalohet çdo ndërtim...në Parqet Arkeologjike

Postuar në 02 Tetor, 2017 13:20

Do të duhet pritur një reagim nga Ministria e Kulturës apo edhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik për të kuptuar më mirë atë që po ndodh në Butrint. Fotografitë dhe materiali video i publikuar sot dëshmojnë paraprakisht se në zonën e Parkut Arkeologjik të Butrintit po ndërtohet me tulla dhe beton, nën lejen e ministres. Këtë raportoi sot gazeta “shqiptarja.com”.

Ky është një akt i rëndë dhe që i mbvendoset në mënyrë shumë arrogante shëmtisë së përgjithshme që është qeverisja e Rilindjes. E cila denoncoi me të madhe një akt kompensimi që qeveria e Sali Berishës kishte dhënë ponë Butrint për një ish-pronar e që në mënyrë ekzibicioniste, I dhuroi Parkut kangjellat që hoqi nga kryeministria. Sot kemi një ndërtim në zonën më të bukur, më të ruajtur të Shqipërië, pasuri e botës e që vizitohet nga mijëra njerëz çdo vit. Përtej llafeve dhe mburrjeve, të gjithë e dinë se Butrinti është shkaku u turizmit të shtuar në Sarandë. Jo betony dhe ndërtimet e atij qyteti të shkallmuar, as edhe ëndrra për të ardhur e parë brigjet ku jeton një popull trim dhe liridashës.

Ndaj është një detyrim më shumë që Butrinti të mos lejohet të betonizohet. Edhe njëherë, fjala i takon Ministrisë, por mjafton të sjellim këtu se çfarë thotë ligji përkatës, ai “Për trashëgiminë kulturore”, i ndryshuar":

Si do të arsyetohet një ndërtim i tillë? Është po kjo ministri që me rastin e rrëzimit të kishës së Shën Thanasit në Leshnicë, gjeti si argument tërmetin në Janinë, edhe pse duhet thënë se tërmete së fundmi kanë rënë shpesh, por jo përherë me dëme te monumentet.

***

Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, ka deklaruar për Report Tv, e leja për ndërtimin në Parkun Arkeologjik të Butrintit është dhënë nga institucioni që ajo drejton. Më nje deklaratë që nuk kuptohet mirë se çfarë thotë, Dollani pretendon se bëhet fjalë për rikonstruktimin e një objekti ekzistues.

“Leja është dhënë dhe bëhet fjalë për rikonstruktimin e një ndërtimi të mëparshëm dhe që pastaj është rehabilitimi i një strukture ekzistuese që edhe më parë është përdorur për këtë qëllim. Nuk ka asgjë gjë të çuditshme”, citon televizioni në fjalë, drejtoreshën.

Siç raportohet objekti që po ndërtohet është pranë kullës veneciane, por pranë kësaj kulle nuk dihet të ketë patur ndonjë objekt. Brenda Parkut të vetmet ndërtime që nuk kanë lidhje me arkeologjinë, janë dy tualetet në hyrje të parkut. Gënjen drejtoresha, apo është vënë për të kaluar kohën e lajmit nga të tjerë? Kjo mbetet për t’u parë, por skandali I një ndërtimi pa njoftim është aty në mes të ditës me diell.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.