Basha sugjeron program kontrolli të FMN-së mbi qeverinë

Postuar në 29 Shtator, 2017 18:19

Partia Demokratike do të mbështesë një program tjetër kontrolli të FMN-së mbi qeverinë. Në një takim me shefen e FMN-së për Shqipërinë, Anita Thuludhar dhe përfaqësuesin e përhershëm te misionit në Tiranë, Jens Reinke, Basha tha se  ky program është i nevojshëm për shkak të gjendjes ekonomike dhe projektit korruptiv të koncesioneve.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, qeveria ka dështuar me investimet publike, ndërsa  tenderimet kanë përjashtuar nga tregu shumë biznese serioze duke mbledhur paratë publike tek një grusht njerëzisht.

Kreu i opozitës shprehu shqetësimin se fushata kundër informalitetit do të jetë e drejtuar ndaj biznese të vogla dhe do të lejojë abuzuesit e mëdhenj që operojnë me mbështetjen e qeverisë.Shqetësues sipas Bashës  është dhe projekti i 1 miliardë Euro për investime publike dhe  ndikimi që do të ketë kjo nismë tek borxhi publik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.