"ShBA e painteresuar për rajonin"

Postuar në 27 Shtator, 2017 19:23

Qendra për Studime të Sigurisë në Zyrih publikon së fundmi një studim që ka si temë Ballkanin Perëndimor. Punimi është hartuar nga disa autorë dhe është në thelb një përmbledhje e raportimeve të shumta mbi atë që po ndodh në rajonin tonë. Integrimi, ngadalësia e tij, BE dhe NATO nga njëra anë dhe Rusia, Turqia dhe vendet e Gjirit Persik nga ana tjetër. Dy narrativa që po konkurojnë në një zonë tampon, mesa duket në kufi të identiteteve të mëdha. 

Materiali është më shumë me karakter përshkrues sesa analitik, por ai ka rëndësi sepse shfaqet në faqen e një qendre jo pak të njohur. 

Mund të veçohet këtu kritika që i bëhet BE-së në qasjen e vet, përtej argumentit të zakonshëm se për dështimin e integrimit, përgjegjësia është e ballkanasve. 

“Duke u përpjekur të mbajë Ballkanin të interesuar drejt BE-së, pa një mbështetje politike të fortë, BE ka minuar forcën tërheqëse të anëtarësimit: raporti mes ecjes para dhe negciatave dhe reformave demokratike nuk është përmbushur. Shumë vende, në veçanti Serbia, kanë bërë regres në raport me kriteret demokratike të Kopenhagenit për pranimin,,por kanë ecur përpara me negociatat. 
Aktorë të tjerë të jashtëm po kontribuojnë në brishtësinë e rajonit. Administrata e re amerikane nuk ka treguar deri më tani interes për Ballkanin…”, thuhet një një nga kapitujt. 

Rigjallërimi I aktorëve të huaj si Rusia apo Turqia, vjen si pasojë e këtij boshllëku të lënë  nga ShBA, ndërkohë që BE, ndonëse ka ndikim të madh gjeopolitik, nuk ka dëshmuar forcë për ta inkuadruar përfundimisht Ballkanin në Perëndim. Sipas një prej autorëve, të paktën Rusia ka tre instrumente ndikimi në rajonin tonë: një është sllavizmin dhe ortodoksia, I dyti është gazi dhe energjia dhe I treti është Serbia si levë përmes vetos në Këshillin e Sigurimit për Kosovën që mund të mbetet njollë pasigurie në Ballkan. Nga ana tjetër, investimet turke, arabe apo kineze vlerësohen se kanë edhe ndikime pozitive në një rajon të vështirë dhe me klimë jo të përshtatshme biznesi. Raporti I shtohet listës shkrimeve të shumta të këtij viti për Ballkanin Perëndimor me shpresën se vëmendja e Brukselit do të rigjallërojë atë investim mbi dy dekadash që nuk mund të flaket pa pasoja.

http://www.css.ethz.ch/content/dam/ethz/special-interest/gess/cis/center...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.