(në) Një kafe sahat(I)

Postuar në 28 Shtator, 2017 21:51

Feksje mençurie të një xhakete të vjetër duke rrufisur filxhanin

***

I ka më 760 mijë vota Ky?

Shqiptarët votojnë se e konsiderojnë llotari. Ajo barsaleta thotë që “bli biletën” se mbase fiton ndonjë gjë.

Pse nuk ndërhyri policia në Elbasan? Mendoj se është e thjeshtë: Në Elbasan të paragjykojnë po ndoqe meshkujt…

“Unë nuk fal as det jo më tokë”. Ja një mënyrë e mirë për të rikthyer turistët kosovarë që i kanë bërë topin Shqipërisë.

Këtë javë përgjuan Lulin në PD. Pamë natën Lulin e ditës.

"Një lider i mirë duhet ta frekuentojë të keqen". Këtë e ka thënë dikush me bole në kohë të vet. Tani imagjinoje se çfarë të bën Fallsor Kallajnxhiu po të bëhet nga kryetar bashkie në “lider”! Fallsori nuk ka asnjë ves...përvec virtuozitetit si gënjeshtar.

Edhe unë dua të bëhem splaçator. Si ai maturanti i famshëm i kësaj jave. Vetëm se më ka ikur mosha.

“Arti mund ta bëjë politikën më të mirë”. Sikur ta lexonte KLSh-ja këtë maksimë do tërhiqej nga auditi për lekët e bienales.

Më duket se Akademia e Shkencave do lejojë hashashin në mbledhjet e veta.

Ah që s’kam origjinë qytetare! Do kisha kërkuar azil politik n'Tiron.

Shaptilografisti 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.