Kryeministri ankohet për imazhin e keq të nxitur nga PD

Postuar në 28 Shtator, 2017 16:23

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Parlament për propagandën e ulët që sipas tij zhvillon Partia Demokratike pranë të huajve që monitorijnë Shqipërinë.

“Mora fjalën për një temë që lidhet me asaj që i punoni ju Shqipërisë kur flisni me të huajt. Kjo s’ka lidhje me atë që quhej dikur me nxjerrje të realitet. Por ka lidhje me atë që kujt i shërbeni? Pasi ju nuk i shërbeni as Partisë tuaj Demokratike se kuponi as këtë interes. Jo më t’i vini në ndihmë Shqipërisë, pasi po ia hiqni partisë tuaj tullat një e nga një. Nëse do vazhdoni që të mos kuptoni se cili është roli juaj në këtë skenë. Pak që ju as nuk skuqeni e as nuk zverdheni, as nuk nxiheni, kur e rimerrni dhe riartikuloni, termin e urryer; krim etnik dhe të çon te një pyetje, po ju politikanët etnik shqiptarë, çfarë jeni?”, tha ai.

Me siguri që name dhe imazhi i mirë i Shqipërisë janë një specialitet I kryeministrit, i cili jo vetëm nuk kursen për këtë punë, por shfaqet edhe si aktor kryesor në spote të ndryshme kur ja do puna.

Për këtë arsye luftën ndaj bandave të krimit në Shqipëri, apo kundër bandës kryesore që është Policia e Shtetit, u duhet lënë të tjerëve. Në rastin më të mirë, çdo qytetari, që bën mirë të mos besojë më asgjë dhe asnjë, me uniformë sidomos dhe të ruajë kokën dhe fëmijët si të mundë në një vend që ka marrë drejtimin e duhur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.