Italia shtyn për legjislaturën tjetër reformën e nështetësisë

Postuar në 28 Shtator, 2017 09:36

Një në çdo 10 nxënës në Itali është i huaj. Ka klasa në shkolla ku prezenca e të huajve shkon deri në 50% apo e kalon këtë shifër. Gazeta “Repubblica” e cila trajton çështjen e nxehtë të jus soli, nocioni që njeh qytetarinë duke marrë për kriter vendlindjen, sjell disa foto nën titullin: “Nga Torino në Palermo. Në shkolla jus soli është realitet” për të kujtuar se realiteti është i tillë që kërkon normim ligjor.

Ligji në fjalë është miratuar dy vjet më parë ne Dhomën e Ulët dhe pret miratimin nga Senati. Ligji parashikon nënshtetësi edhe për ata fëmijë të huaj që jetojnë në Itali dhe kanë përfunduar një cikël shkollor. Nëse ligji miratohet rreth 800 mijë fëmijë apo të rinj pritet të marrin nënshtetësinë italiane.

Debati është rikthyer pasi ministrja e Shëndetësisë, Beatrice Lorenzin, ka deklaruar se ligji do të jetë prioritet legjislaturën e ardhshme. Për ministren në fjalë, njësoj si për ministrin Alfano që ka qenë I pari që ka kundërshtuar ligjin, drafti në fjalë mund të merrte në konsideratë më shumë jus culturae, pra afërinë kulturore me Italinë të atyre që do të përfitojnë nënshtetësinë. “Vetëm kështu ky ligj do të mirëkuptohej nga italianët”, shprehet minstrja.

http://www.repubblica.it/politica/2017/09/27/news/ius_soli_anche_lorenzi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.