Ka marrëveshje, s’ka marrëveshje!

Postuar në 27 Shtator, 2017 10:49

PD-ja e po ecën sipas një plani për riparimin e pasojave që i shkaktoi kryetarit të saj marrëveshja me Edi Ramën në 18 Maj. Lulzim Basha po mundohet ta kapërcejë këtë moment që lidhet me mungesën e madhe të besueshmërisë ndaj tij me deklarata që edhe të rrahin edhe të përkëdhelin dhe bindjen se ato që thotë kundër Edi Ramës po e riformatojnë si lider të opozitës në sytë e publikut.

Shpalli në parlament vdekjen e marraveshjes së 18 Majit, por nga ana tjetër duket se është i kapur fort pas xhaketës së kryeministrit për të kaluar në anën tjetër të lumit, para se ndonjë grupim në PD t’i përmbysë varkën ku lundron që prej 18 Majit.

Në axhendën e opozitës që drejton Basha është reforma zgjedhore dhe të ngarkuarit e tij për ngociuar politikisht këtë reformë i shohin premisat e suksesit në marraveshjen e 18 Majit, të cilën Basha e ka shpallur të vdekur.  Ja çfarë thotë deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj për reformën zgjedhore,

"Angazhimi ynë është i sinqertë, real. Ato që Rama i quan tre kushte, ne i quajmë premisa. Aty janë cështje të cilat do duhet të adresohen nga kjo reformë. Një sinjal mund të jetë edhe ai që vjen prej marrëveshjes së 18 majit. Unë besë Ramës nuk i kam, pasi është nga ata që shohin se ku i dalin llogaritë e veta”-tha Alibeaj në studion e A1 Report.

E vështirë të kuptohet se çfarë del nga këto teorizime të Alibejajt që zyrtarisht përfaqësojnë dhe linjën zyrtare të opozitës së PD-së. Për më tepër që  ka dhe një qëndrim për çështjen e LSI-së në aspektin moral. "Nëse LSI i thërret moralit politik dhe ndjek të njëjtën linjë denoncimesh është e mirëpritur".  Një Parti Demokratike që flet për steka morale, ndonëse kalon nga prehri në prehër për të ruajtur kanakarin e vet në pazaret e politikës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.