Sikletet e një mbledhje live të PS (Video)

Postuar në 26 Shtator, 2017 12:19

Partia Socialiste në pushtet ka dhënë këtë të martë një tjetër shfaqje estetike të bashkëqeverisjes me qytetarët, duke zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të hapura, kuptohet nën kujdesin dhe urdhërin e  kryeministrit që ky aktivitet  të transmetohej direkt në Facebook-un e tij.

Nga një parti që deri dje i quante punë të sajat mbledhjet e grupit dhe kryesisë, PS+ siç u pagëzua në asmblenë e fundit po shfaqet me një profil të ri, atë të ballafaqimit transparent me publikun. Shumica e deputetëve e përqafuan këtë rol të ri, duke i qëndruar etikës së komunikimit dhe aprovimit me gjeste të diskursit të kryeministrit për çështjet madhore që kjo parti dhe udhëheqësi i saj kanë marrë përsipër.

Por edhe pse nën kontrollin e moderatorit Balla dhe kryetarit të Partisë padashje rrodhën lajme që tradhëtojnë shtirjen e bashkëqeverisjes dhe këtë shfaqje të demokracisë parlamentare. Kryeministri nuk shmangu dot pakënaqësinë e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe për vendimin në thyerje të procedurave parlqmentare dhe anashkalimin e Komisionit të Ekonomisë për efektet financiare të ngritjes dhe funksionimit të institucioneve të Vettingut. Taulant Balla pranoi se ishte bërë gabim, ndërsa kryeministri kërkoi të mos zgjatej më shumë debati pasi ishin në një transmetim live.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.