Macron: Koha për rithemelimin e BE-së

Postuar në 26 Shtator, 2017 18:33

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se është koha për rithemelimin e Bashkimit Europian. Kreu i Elizesë foli për një Evropë më demokratike dhe kritikoi ata që mendojnë se nuk është koha e duhur për të hapur debatin mbi të ardhmen e Bashkimit Europian. 

Ai bëri thirrje për "rivendosjen" e një Evrope sovrane dhe të bashkuar, duke kërkuar një  bashkëpunim të ngushtë dhe unitet brenda Eurozonës për  "çështjet" e sigurisë dhe emigracionit. Në frontin e ekonomisë, presidenti francez gjithashtu theksoi se "tatimi mbi transaksionet financiare do të financojë rritjen ekonomike", duke përsëritur qëndrimin e në favor të krijimit të një buxheti të përbashkët të Eurozonës.

Në të kaluarën ai ka mbështetur krijimin e një Ministrie të Financave të Eurozonës së bashku me krijimin e një Fondi Monetar Evropian, i cili do të ofrojë ndihmë financiare për ato vende që kanë nevojë për të. "Ne duhet të ndërmarrim masa dhe reforma e parë duhet të jetë ajo për çcështjet e sigurisë"- tha ai në fjalimin e tij në Sorbonne, dy ditë pas fitores së Angela Merkel në zgjedhjet gjermane. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.