Cigaret tradicionale, kërcënim për shëndetin publik

Postuar në 25 Shtator, 2017 11:16
Roland Shuperka*

Përhapja e epidemisë së duhanit është një problem kombëtar me pasoja të rënda për shëndetin publik, që kërkon bashkëpunimin më të gjerë ndërsektorial të mundshëm në një reagim efektiv, të përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës në nivel vendi, duke reflektuar shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar rreth pasojave shkatërruese shëndetësore, shoqërore, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit në shkallë botërore. Faktet shkencore kanë konstatuar qartë se konsumimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkaktojnë vdekje, sëmundje dhe paaftësi.

Cigaret dhe disa produkte të tjera që përmbajnë duhan krijojnë varësinë prej tij dhe shumë nga përbërësit që ata përmbajnë dhe tymi që prodhojnë janë aktivë nga ana farmaceutike, toksike, mutagjene dhe kancerogjene. Çdo vit në Shqipëri vdesin afërsisht 3.400 persona, nga sëmundjet që shkakton duhani, nga këto vdekje, 1,094 i përkasin sëmundjeve kancerogjene. Vdekjet në moshën 45–49 vjeç, si pasoje e duhanit, janë ndarë:

30.7 % nga sëmundjet respiratore të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes;

53.8 % nga kombinimi i të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare;

87.7 5% nga kanceri i Trakesë, i mushkërive dhe laringut.

Duke iu referuar shifrave të mësipërme dhe studimeve shkencore, ekspertet e shëndetit publik, prej vitesh, e dinë se njerëzit konsumojnë duhanin prej varësisë se shkaktuar prej nikotinës, por ata vdesin prej tymit të cigares: pjesa dërrmuese e vdekjeve dhe sëmundjeve, të lidhura me duhanpirjen, shkaktohet prej thithjes së grimcave të katranit dhe gazrave toksike që kalojnë në mushkëri. Një shifër kaq e lartë vdekjesh, sëmundjesh dhe vuajtjesh kërkon prej të gjithë nesh që të kërkojmë pareshtur për të gjitha mënyrat praktike të mundshme si ligjore dhe etike në mënyrë që të zbusim këtë brengë.

Pra tymi vdekjeprurës i shkaktuar nga djegia e cigares në temperaturën 850 gradë celsius (në momentin e thithjes), është përgjegjës për vdekjen e duhanpirësve.

Një gjeneratë e re e produkteve të duhanit që përdoren me ngrohje, por nuk e djegin duhanin, po ndihmon miliona duhanpirës në mbarë botën të shkëpusin zakonin. Përafërsisht tre milionë duhanpirës kanë kaluar në produktin e duhanit më ngrohje, për një periudhe kohe njëvjeçare, janë shitur aktualisht në 26 qytete të botes të shoqëruar me ngritjen e fabrikave të reja në Europë për të përballuar kërkesën. Në Japoni, këto produkte përbëjnë 10 për qind të tregut të duhanit pas pak më shumë se një viti në treg. Vetëm gjatë vitit 2016–2017, më se 72 për qind e atyre që përdorin duhanin më ngrohje në Japoni, po e bëjnë këtë në mënyrë ekskluzive, duke hequr cigaret tradicionale krejtësisht.
Pse këto produkte të reja të duhanit janë kaq tërheqëse?

Për një gjë, ata përdorin duhanin e vërtetë të gjetheve që u jep përdoruesve një shije dhe përvojë që imiton duhanin më afër se produktet e tjera të reduktuara të nikotinës.

Duhanpirësit që deri më tani nuk kanë dëshirë, ose nuk janë në gjendje të lënë duhanin janë përdoruesit më të rregullt të këtij produkti, për shkak se nuk ka djegie dhe nuk kanë tym, që do të thotë se nivelet e kimikateve vdekjeprurëse të gjetura në tymin e cigareve reduktohen ndjeshëm.
Për më tepër, sprovat klinike të kryera në Japoni dhe duhanpirësit e SHBA-ve të cilët u zhvendosën ekskluzivisht te “duhani pa tym”, panë reduktime në nivelet e kimikateve të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme, të ngjashme me nivelet e vërejtura në duhanpirësit të cilët pushuan përdorimin e cigareve gjatë kohëzgjatjes së studimit.
Por, po aq e rëndësishme sa lejimi i këtyre produkteve në treg në radhë të parë, është që konsumatorët të kenë qasje në njohuri të plota për sigurinë e tyre në lidhje me cigaret. Nëse “duhani pa tym” dhe produktet si ai, do të jenë të suksesshme në tranzicionin e njerëzve larg pirjes së duhanit është e domosdoshme, që duhanpirësit të dinë se, kalimi ekskluzivisht te “duhani pa tym” ose “produkte pa djegie” do të zvogëlojnë masivisht ekspozimin e tyre ndaj kimikateve vdekjeprurëse dhe mund të shpëtojnë jetën e tyre si dhe për duhanpirësit të cilët janë të interesuar të lënë duhanin, por që nuk kanë mundur ta lënë atë. Sipas shumë ekspertëve të shëndetit publik, produktet pa djegie kanë gjasë që të jenë më pak të dëmshëm se sa cigaret aktuale që ndizen/digjen sepse ato nuk shkaktojnë tymin që përftohet nga djegia e duhanit dhe përbërësve të tjerë që gjenden në cigaren aktuale.

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Ushqimi dhe Administrimi i Drogës (FDA), Rreziku nga Produktet e Modifikuara të Duhanit (MRTP), janë në proces shqyrtimi për të lejuar shitjen e “duhanit pa tym” për sigurimin e duhanpirësve mundësitë më të mira për të lënë dhe për të shmangur një varr të hershëm, për reduktimin e dëmit të duhanit dhe do të sigurojë mjetet dhe informacionet që duhanpirësit kanë nevojë të dëshpëruar. Siç e theksova disa herë edhe më lartë, ne sërish duhet të mbetemi skeptik për çdo gjë që prezantohet në treg si risi në këtë fushë dhe duhet të kontrollojmë rregullisht të dhënat që prodhuesit e këtyre produkteve alternative japin dhe të sigurojmë që të ekzistojnë rregullat e duhur për të parandaluar shitjen e këtyre produkteve ndaj fëmijëve.

*Ekspert për politikat e kontrollit të duhanit

"Mapo"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.