Merkel merr mandatin e katërt, tkurret CDU/CSU

Postuar në 24 Shtator, 2017 18:37

Gjermanët i besojnë një mandat të katërt kancelares Angela Merkel. Eksit Pollet nxjerrin fituese partinë e saj, ndërsa pas më shumë se 50 vjetësh në parlament futet partia e ekstremit të djathtë AFD. Sipas rezultateve paraprake kristian-demokratët  e Angela Merkel kryesojnë  me një përqindje prej 32.5% ose 9% më pak se zgjedhjet e kaluara.  Social Demokratët e Martin Schulz renditen të dytët me 20%, ndërsa partia e ekstremit të djashtë AFD hyn në parlament pas më shumë se 50 vjetësh duke mbledhur 13.5% të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, kristian-demokratët e CDU/CSU të kancelares Merkel nuk do të jenë në gjendje të formojnë një qeveri koalicioni vetëm me Demokratët e Lirë të (FDP) ose vetëm me të gjelbrit. Reagimi i parë për rezultatet e ardhur nga një përfaqësues i socialdemokratëve, i cili tha se partia e majtë kishte marrë një goditje e madhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.