Bosch: Shengeni, Holanda të skualifikojë dosjen e Shqipërisë

Postuar në 24 Shtator, 2017 17:36

Ish – ambasadori i OSBE-së në Tiranë, deri së fundmi ambasador I Holandës në Kosovë, Robert Bosch, thotë se situata e krimit shqiptar në Holandë është serioze. Por kjo nuk duhet përgjithësuar dhe nuk duhet shoqëruar me rivendosje të vizave. Përmes një interviste përcjellë nga shërbimi mediatik pranë qeverisë, Top-Channel, Bosch ka “skualifikuar” dokumentin e policisë holandeze që sugjeronte për Ministrinë e Jashtme të atij vendi rikthimin e vizave për shqiptarët.

“Duhet të mbetej në kufijtë e një dokumenti të brendshëm të policisë, pasi policët nuk janë diplomatë. Kemi një problem të madh me shqiptarët në Holandë. Të rinjtë përpiqen që të shkojnë me anije drejt brigjeve britanike në mënyrë ilegale. Në të shumtën e rasteve nuk ia dalin dhe jetojnë në rrugë. Ata nuk vjedhin, por ama pjesa më e madhe e njerëzve nuk e pëlqejnë që ata enden rrugëve të Holandës. Holandezët u kërkojnë policëve që t’i dëbojnë, por duke pasur regjim të lirë të vizave, policët nuk munden ta bëjnë këtë. Këta emigrantë tregojnë në këtë formë se as nuk e kanë idenë se ç’do të thotë regjim i lirë vizash, sepse mendojnë se mund të bëjnë gjithçka. Unë mendoj se, nëse ka krim, dhe krim ka kudo, nuk mund ta përgjithësojmë që janë shqiptarët ata që e bëjnë krimin në Holandë, pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve janë njerëz të mirë. Kjo gjë u bë e madhe tani, ka shkuar deri në rang ministrish, por le të jemi të arsyeshëm: kriminelët e vërtetë nuk i ndal regjimi i vizave. Do të ishte shumë e padrejtë që njerëzit normalë të jetë viktimat dhe e gjitha kjo për faj të një polici”, tha Bosch.

Në fakt mediat holandeze dhe britanike publikojnë rregullisht raporte të shërbimeve policore që nxjerrin shqiptarët si drejtues krimi. Por është e paqartë sesi një komunitet kaq i vogël të kontrollojë shifra kaq të mëdha. Nga ana tjetër mbete shumë e paqartë se përse Italia ta zëmë nuk kërkon të njëjtën gjë, nisur nga fakti se sasia e drogës që kalon aty nga Shqipëria është shumë e madhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.