Shqiptarëve u leverdis të sigurohen jashtë për kartonin jeshil

Postuar në 23 Shtator, 2017 17:41

Shqiptarëve po u ndodh i njëjti fenomen si me çmimet e karburanteve ku banorë të zonave kufitare detyrohen të shkojnë në vendet fqinje për t’u furnizuar me karburant për shkak të çmimeve më të ulëta.Shumë prej banorëve të zonave veriperëndimore kanë vendosur që  që siguracionin për automjetin ta paguajnë në Malin e Zi, pasi kushton më lirë: 15 euro nga 40 që është në Shqipëri, për një fat kohor dyjavor. Kompanitë e sigurimeve nuk ofrojnë siguracion 1, 3 apo 5-ditor për kartonin jeshil.

Në Maqedoni, kartoni jeshil nis minimalisht 60 euro për një vit deri në 90 euro maksimumi, në varësi të tonazhit të makinës. Sipas Vizion Plis, ky treg, i cili ka jo pak probleme në Shqipëri monitorohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.Ndonëse në treg operojnë disa kompani, ato shpesh kanë unifikuar çmimet në siguracionet e detyrueshme, duke ngritur dyshime të forta për mungesë konkurrence, në kurriz të konsumatorëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.