Përshkallëzohet tensioni mes Sllovenisë dhe Kroacisë për Gjirin e Piranit

Postuar në 22 Shtator, 2017 20:25

Një çështje që konsiderohej e tejkaluar, ajo e ujërave territoriale është kthyer në një episod të nxehtë diplomatik mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Kryeministri slloven Miro Çerar anulloi një vizitë të planifikuar në Kroaci, duke akuzuar fqinjin e tij për provokim dhe rikthimi të gjuhës së konfliktit. 
Homologu i tij kroat, Andrei Plekoviç, vuri në dukje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se marrëveshja ndërkombëtare e arritur për këtë çështje nuk është e vlefshme.

Qershorin e kaluar, Sllovenia fitoi qasje të plotë në zonën detare të përbashkët me Kroacinë. Zagrebi atëherë kishte protestuar fuqishëm. Çështja e ujërave territoriale ka qenë shqetësuese për të dy vendet që nga pavarësia e tyre nga Jugosllavia në vitin 1991.
Në veçanti, zona për të cilën ka polemika të forta është Gjiri i Piranit. Në vitin 2013, Zagrebi u pajtua me direktivat evropiane për rajonin dhe arriti të bashkohej me Bashkimin Evropian, por më vonë ndryshoi qëndrim.
Gjykata e Hagës vendosi në qershor që Sllovenia të marrë pjesën më të madhe të Gjirit dhe mund ta integrojë atë në ujërat e saj territoriale. Përveç kësaj, gjykata bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një "zone gri" në ujërat territoriale kroate, në mënyrë që Sllovenia të mund të kishte qasje në ujërat ndërkombëtare.

http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2017&mm=07&dd=03&nav_id=101697

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.