Rama apelon për shtimin e njohjeve të Kosovës në OKB

Postuar në 22 Shtator, 2017 19:56

Sesionin e radhës në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama e shfrytëzoi për t'i bërë thirrje vendeve anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë këtë hap. Rama ka nënvizuar se është e nevojshme që ndërkombëtarët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë faktorët në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu Kosovën, e cila sipas tij ka nevojë të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.
"Ka pasur nga ata në këtë foltore se pavarësia e Kosovës do të çlirojë disa forca të errëta që nuk do të kontrolloheshin dot. Ne se kemi parë këtë. Qytetarët në Kosovë dhe serbët janë qytetarë të lirë. Kush mund të mohoi arritjet e Kosovës? Qeverisjen e mirë, bashkëjetesën multietinike duke përfshirë progresin e dukshëm në proceset euroatlantike. Jo vetëm që nuk çliroi asnjë forcë te errët, por u shndërrua në rrip sigurimi për gjithë rajonin"- deklaroi Rama.
Sa i perket integrimit të Shqipërisë në BE, Rama nënvizoi rëndësinë që ka për të ardhmen e vendit reforma në drejtësi. 
Është aftësia jonë për të bërë reformat e nevojshme që do të mundësojnë këtë proces. Reforma e drejtësisë që po zbatojmë është çelësi”, ka deklaruar Rama, duke shpresuar që pavarësisht krizës BE të ketë prioritet zgjerimin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.