Rusia, “financuese” e pavarësisë së kurdëve të Irakut

Postuar në 20 Shtator, 2017 20:48

Në më pak se 1 vit, Rusia është kthyer në financuesin më të madh të rafinerisë së naftës për kurdët e Irakut, me investime deri në 4 miliardë dollarë. Kompania shtetërore ruse e gazit, "Rosneft", lajmëroi javën e kaluar një ujdi të fundit, për të ndihmuar në zhvillimin e industrisë s gazit natyral të kurdëve.

Gazeta izraelite "Haaretz" shkruan se Interesi për naftën dhe gazin e kurdëve ka sjellë ndryshimin e qëndrimit nga Kremlini, i cili zyrtarisht, vijon të deklarojë se mbështet integritin territorial të Irakut.

Por ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha në një dalje për shtyp se Rusia është e interesuar që populli kurd të përmbushë shpresat dhe aspiratat si kushdo popull tjetër. Referendumi i kurdëve të Irakut për pavarësi nga Baghadi zyrtar, i shpallur për të zhvilluar në 25 shtator ka ngjallur mjaft reagime nga fuqitë e mëdha.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, Turqia dhe Irani kundërshtojnë shkëputjen e kurdëve nga Iraku. Uashingtoni në një deklaratë për shtyp e cilësoi referendumin si provokativ dhe destabilizuars për rajonin. 35 milionë kurdë jetojnë të përçarë në Irak, Iran, Turqi dhe Siri dhe aspiratat për referendum kanë ngjallur tensione në mbarë rajonin.

http://www.haaretz.com/middle-east-news/1.813476?v=432184C2760FFC227A848...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.