Projekti/Individët nuk do marrin më pjesë në ankandet e bonove dhe obligacioneve

Postuar në 20 Shtator, 2017 09:44

Qeveria dhe Banka e Shqipërisë mendojnë të përjashtojnë individët nga e drejta për të marrë pjesë në ankandet e bonove të thesarit dhe obligacioneve shtetërore. Lajmi raportohet nga “shqiptarja.com” sipas të cilës për këtë çështje po punohet me një projekt konkret.

“Në ankandet do të marrin pjesë vetëm bankat dhe investitorët institucionalë, ndërsa individët do të mund të blejnë dhe shesin tituj vetëm nëpërmjet bankave dhe ndërmjetësve të tjerë të tregut primar”, shkruan gazeta. Po kështu nga ankandet e bonove të thesarit pritet të tërhiqet edhe Banka e Shqipërisë që mund të ndryshojë strukturën e borxhit të brendshëm qeveritar që sipas të dhënave të fundit, zotërohet në masën 24% nga individët dhe Banka e Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.