Drejtorët e spitaleve që u bënë qepaze do konkurojnë sërish

Postuar në 19 Shtator, 2017 17:45

Ministrja e re e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpalli fushatën për pastrimin e territoreve të spitaleve nga objektet që ofrojnë shërbime të cilat nuk kanë lidhje me veprimtarinë e spitaleve. Në parim e njëjta filozofi pune me Ilir Beqajn, i cili po ashtu në 2013-ën e nisi punën si ministër i Shëndetësisë me një aksion të ngjashëm të lirimit të hapësirave në QSUT. http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=178642.

Pa kërkuar më shumë arsye përse Beqja e la me aq atë nismë, premtimi është se në 100 ditë “Pushtimi mbi 25-vjeçar i spitaleve dhe qendrave shëndetësore do të marrë fund një herë e mirë dhe qytetarët shqiptarë, kudo ku ata e marrin shërbimin shëndetësor, do të trajtohen në mjedise të denja”. http://www.shendetesia.gov.al/al/newsroom/lajme/aksion-kombetar-per-pastrimin-e-territoreve-te-spitaleve

Riciklimi me fushata i qeverisjes është njëra anë e medaljes dhe një praktikë që është mediatizuar përmes aksioneve kombëtare të pastrimit të rrugëve, pikave doganore etj.   Një tjetër detaj që u kalua pa shumë vëmendje ishte lajmërimi i ministres Manastirliu se 17 drejtuesit e rinj të spitaleve rajonale e universitare në gjithë vendin, do të zgjidhen përmes një konkursi publik që do të kryehet brenda një afati 35-ditor. Por Top Channel raporton se në garë për drejtues të spitaleve mund të futen dhe ata që e kanë mbajtur këtë post gjatë katër viteve të kaluara. Kandidatët do të konkurrojnë me ide dhe vizion që kanë të bëjnë me transferimin e spitaleve dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve. http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=364007#tab

Nëse në garë do të futen edhe ata që u bënë qepaze nga kryeministri dhe u shkarkuan apo iu kërkuan të dorëhiqen brenda 24 orësh, atëherë çfarë kuptimi ka gjithë shfaqja e kreut të qeverisë dhe diskretitimi publik që ai i bëri një strukturë, të cilën e kishte nën kontrollin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.