Sekretet hebraike të Cat Stevens

Postuar në 18 Shtator, 2017 23:47

Seth Rogovoy, redaktor i revistës Forward i vlerësuar me çmimin "Simon Rockower" nga Shoqata amerikane e shtypit hebre për përsosmëri në art dhe kritikë, ka botuar një tjetër shkrim me titull “The Secret Jewish History of Cat Stevens Revisited” ose “Historia e riparë e sekretit çifut të Cat Stevens” ku zbulon disa detaje.

Cat Stevens, një nga legjendat e muzikës së viteve '80 fsheh një histori sa të panjohur aq edhe mistike. Emri i vërtetë tij është Steven Katz dhe ai me mjeshtëri e ndërroi atë për të tingëlluar më shumë argëtues dhe për të fshehur hebraizmin e tij, të cilën e kishte patur tematikë të shumë këngëve të tij.

Cat Stevens ishte në fakt Steven Demetre Georgiou, i lindur dy muaj pas themelimit të shtetit të Izraelit në Londër nga një baba me emrin Stavros Georgiou, një grek qipriot dhe Ingrid Wickman, një suedeze me prejardhje greko-qipriote.

Të paktën për ca kohë, Cat Stevens, i cili në një farë mënyre i shikonte hebrenjtë në një konceptim grek, ishte një prej nesh dhe këngët e tij, himnet e hippie-ve si "Babai dhe Biri", "Treni i Paqes", "Botë e Egër" dhe "Hija e Hënës", u kthyen në liturgjinë tonë të kampit veror. Në fund të fundit, nuk ishte shumë e pazakontë të gjeje tema hebraike që luheshin në disa prej këtyre pjesëve”-shkruan autori.

Në 1977 Stevens  u konvertua në Islam dhe i ktheu shpinën muzikës. Më vonë ai e shpjegoi vendimin e tij si të nxitur nga nevoja për të bërë një ndërprerje të pastër me të kaluarën e tij si një yll dhe si një muzikant. Stevens u bë mysliman, ndryshoi emrin e tij në Yusuf Islam, përmbushi detyrimet e tij kontraktuale ndaj shtëpisë diskografike, i tha lamtumirë karrierës së tij si Cat Stevens, nxori në ankand të gjitha instrumentet e tij muzikore dhe i dha të ardhurat për bamirësi. Ai i kushtoi dy dekada e gjysmë të jetës së tij, në pjesën më të madhe të arsimimit mysliman dhe kauzave humanitare.

http://forward.com/culture/382930/the-secret-jewish-history-of-cat-steve...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.