Kina dhe Rusia stërviten në Detin e Koresë

Postuar në 18 Shtator, 2017 12:09

Kina dhe Rusia filluan një stërvitje ushtarake të përbashkët në një zonë detare pranë Koresë së Veriut në një kohë kur situata në rajon është shumë më e tensionuar, përkundër sfidave të ambicjeve bërthamore të shtetit komunist. 

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, stërvitja e përbashkët do të mbahet në dalje tëVladivostokut, në detin pranë kufirit të Rusisë me Korenë e Veriut dhe në veri të Japonisë. Kjo është faza e dytë e stërvitjeve ushtarake të kryera bashkërisht nga Rusia dhe Kina. Faza e parë në korrik në detin Balltik dhe zyrtarisht thuhet se nuk lidhet me tensionin në Gadishullin Korean.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të mbetet e bashkuar dhe të vendosë sanksione ndaj Koresë së Veriut pas lëshimeve të përsëritura të raketave balistike, tha kryeministri japonez Sino Abe në një artikull të botuar të dielën në Neë York Times. "Këto teste janë në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe tregojnë se Koreja e Veriut tani mund të synojë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën"-tha Abe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.