Berisha flet për një nismë që kthen dominimin serb në rajon

Postuar në 17 Shtator, 2017 17:22

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një shkrimi publikuar në "syri.net", atë që e quan nismë përjashtuese të disa vendeve të rajonit për krijimin e një blloku të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedonina dhe që tani njihet si “Nisma e Ballkanit Perëndimor 6” apo BP6. 
Berisha thotë se nisma përjashton Kroacinë dhe Slloveninë, dy vende mike për shqiptarët me të cilat Shqipëria është aleate në NATO. Spas tij,  nisma BP6 përveç frymës përjashtuese, rrezikon të nxisë nacionalizmat dhe demonët e tyre.

Kjo sepse nisma BP6 është pritur me ngazëllim të vërtetë në Beograd. Rrethet politike, diplomatike, mediat dhe shoqëria civile serbe janë angazhuar me përkushtim e zell të veçantë në promovimin e këtij projekti. Nga ana tjetër, vendeve dhe kombeve të tjera të sllavëve të Ballkanit Perëndimor, për arsye të ndryshme, edhe mund t’ju interesojë fuqizimi i “little big brother-it” të tyre historik, strukturimi përsëri i bashkëpunimit me të

shkruan Berisha.

Më tej ai shton se kjo nismë  rikthen në një formë të re jo -Jugosllavinë, por një lloj dominancë të qartë politike dhe jo vetëm politike të Serbisë në Ballkanin Perëndimor, në rrugën e integrimit të vendeve të këtij rajoni në BE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.