Trump tërhiqet nga prishja e marrëveshjes me Iranin

Postuar në 16 Shtator, 2017 10:35

Presidenti amerikan Donald Trump tërhiqet nga një tjetër premtim i fushatës që kishte të bënte me prishjen e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi të shtyjë në kohë zbatimin e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Iranit. Burime thanë se pjesëtarë të lartë të kabinetit i kërkuan presidentit të mos hidhte në erë marrëdhëniet SHBA-Iran, pasi Irani do të ishte në gjendje të prodhonte armë bërthamore.

Trump kritikoi ashpër marrëveshjen bërthamore, edhe pse  ka refuzuar të përgjigjet nëse do të vazhdojë t'i bindet, ndërsa në të njëjtën kohë premton veprime alternative kundër Iranit. "Ne nuk do të mbështesim atë që po ndodh në këtë vend. Ata kanë shkelur kaq shumë elementë të marrëveshjes, madje edhe shpirtin e saj. Dhe do të shihni se çfarë do të bëjmë në tetor. Do të jetë jashtëzakonisht e qartë "- tha presidenti amerikan.

Ky kombinim i retorikës së ashpër dhe i pragmatizmit politik nuk duket të kënaqë as kundërshtarët konservatorë as përkrahësit e marrëveshjes në Shtetet e Bashkuara. Përveç kësaj, Mbretëria e Bashkuar, aleati më i afërt i Shteteve të Bashkuara, ka një tendencë që të mos pajtohet me këtë qëndrim, pasi Ministri i Jashtëm Boris Johnson ka qenë në favor të një marrëveshjeje për shkak të krizës së Koresë së Veriut.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Jawad Zarif tha të enjten se marrëveshja nuk i nënshtrohet rinegocimit, duke i bërë thirrje SHBA-së që të respektojë plotësisht përmbajtjen e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.