Shqipëria i përgjigjet Trump: Do shtojmë shpenzimet ushtarake. Dhe një leksion për gjeopolitikën e rajonit

Postuar në 16 Shtator, 2017 11:00

Shqipëria do të rrisë shpenzimet ushtarake në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i saj në NATO. Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën e Komitetit të NATO-s që po mbahet këtë të shtunë në Tiranë, ka premtuar angazhime të reja nga vendi ynë, e madje edhe shtim trupash në Afganistan. 

“Ne jemi bashkuar në angazhimet e Aleancës në një nivel mbiprofesional. Misionet e Shqipërisë në NATO nuk kanë marrë asnjë votë kundër në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesëmarrja jonë nuk ka qenë e lehtë për shkak të resurseve të kufizuara të vendit, por prania jonë do të fuqizohet me shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen, ashtu sikurse FA tona do të jenë prezent në çdo front ku do të thirren. Edhe në të ardhmen ne do të japim kontributin tonë për angazhimet e NATO-s”, ka deklaruar Rama.
Një konformim koniunktural me apelin e presidentit amerikan Donald Trump me të cilin Edi Rama shpresonntë lobojë për një afrim të mundshëm. Rama është shfaqur edhe një antirus I sigurtë kur ka folur me termat gjeopolitikë të shekullit të kaluar. Me vërejtje ndaj Serbisë dhe protagonimin retorik filoamerikan, dhe detyrat e shtëpisë për atë që quhet politikë në Shqipëri, quhet e mbaruar. 

Me hyrjen e Malit të Zi në NATO, që Shqipëria e ka mbështetur fuqishëm, Aleanca jonë përveç se Atlantike u bë edhe “Adriatike”. Deti Adriatik është shndërruar në një det të brendshëm për Aleancën, duke i dhënë asaj kontrollin në një aset maritim shumë të rëndësishëm. Megjithatë hartës së NATO-s i mungojnë Bosnje e Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Kosova…Së fundmi Serbia ka dhënë disa sinjale për një qasje të re politike ndaj NATO-s dhe BE-së. Megjithatë, këmbëngulja e serbëve për një formulë tjetër sigurie, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, e ndërlikon perspektivën e një arkitekture të qartë e të qëndrueshme”, ka thënë Rama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.