Kadare hedh poshtë tezën e myslimanëve për Skëndërbeun

Postuar në 15 Shtator, 2017 22:19

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka bërë komentet e tij rreth debateve më të fundit për Skëndërbeun duke hedhur poshtë tezën se heroi kombëtar luftoi dhe përndoqi myslimanët. Në një intervistë për Eni Vasilin në News 24 Kadare se ka një boshllëk të lënë nga komunizmi rreth debatit se çfarë përfaqëson Skëndërbeu.

Figura e Skëndërbeut mishëron Perëndimin. Ai nuk e bëri luftën për të hequr myslimanizmin e bëri për ta hequr nga osmanizmi. Në qoftë se ai donte ta hiqte vendin nga perandoria osmane kjo na nderon neve të gjithëve. Ka një gjë shqetësuese, nuk duhet të ishte ky debat, Shqipëria duhet ta kishte sqaruar më përpara. Vendi komunist i pengoi ca gjëra të sqaroheshin. Unë kam një mendim të prerë, Shqipëria është një vend europian i natyrshëm, jo artificialisht, është eropian me tokë, me gjuhë, me zakone, ky është një realitet objektiv. Skëndërbeu është një i krishterë shqiptar dhe ai është i të gjithëve dhe 500 vjet histori shqiptare nuk e ndau historinë e tij, po e bëjnë sot”,-theksoi Kadare.

Sipas shkrimtarit ardhja e komunizmit devijoi qasjen europiane të Shqipërisë, por sipas tij shqiptarët janë një popull qartësisht europian dhe shumë shpejt do të jenë faktor në Ballkan.

“Shqipëria sot mund të jetë vetëm Europiane dhe për këtë duhet të na mbushet mendja, shqiptarët shumë shpejt do bëhen faktorë të klasit të parë në Ballkan. Greqia nuk e ka këtë kujdes sepse është mbajtur peng pas historisë bizantine. Jemi në një moment shumë të favorshëm, që syri i zakonshëm nuk i shikon dot”

Comments

Submitted by Wtf (not verified) on

Tezen e myslimaneve? Kujt myslimaneve?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.