Maliqi i opozitës

Postuar në 15 Shtator, 2017 08:35

Dëgjojeni Lulzim Bashën sesi e mbron sot marrëveshjen që bëri me Edi Ramën më 18 maj! E detyruan amerikanët, rrezikonim të mos hynim në zgjedhje, Edi Rama do emëronte opozitën. Këto janë në fakt argumentet e vetme të mbetura e të cilat janë thënë e stërthënë në formën e thashethemit politik që në fillim.

Por zotëria në fjalë gënjen pasi ai marrëveshjen e firmosi me nismë personale dhe nuk kërkoi konsultime në parti, një akt që do të maturonte vendimin dhe do të konsumonte hapat formale të një vendimmarrjeje kolegjiale. Z. Basha, një talent i djallëzive të vogla, mundet fare mirë të deklaronte pas takimit me Edi Ramën se më është propozuar kjo marrëveshje dhe do ta diskutojmë. Po kështu zotëria harron sesa buzagaz u shfaq në fushatë elektorale, duke sulmuar shpk-të e politikës, LSI-në dhe PDIU-në, duke pranuar aludimin e bashkëqeverisjes etj..Është i njëjti njeri që sot shfaqet me atributet e atij që di diçka më shumë sesa shkruhet në media dhe kërkon sërish të heqë përgjegjësinë nga vetja. Emri mbetet vetëm një dhe i pangatërrueshëm: Lulzim Basha. Ky është.

Videot nga emisioni i djeshëm "Opinion" në TvKlan. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.