Blindohet Londra, frikë nga tjetër sulm terrorist

Postuar në 15 Shtator, 2017 22:56

Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit terrorist ne metronë e Londrës ku mbetën të plagosur 29 persona.  Sipas një deklarate të transmetuar agjencia propagandës, Amaq ushtarët e kalifatit goditën në zemer të kryeqytetit britanik. Niveli i alarmit në Britani është maksimal, pasi siç tha kryeministrja britanik Teresa May shërbimet britanike konsiderojnë se mund të ketë një tjetër sulm të afërt.Ajo lajmëroi se qytetarët në ditët në vijim do të shohin një numër më të madh të policisë dhe ushtarëve të armatosur në rrugët e vendit.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiku Khan, në intervistën e tij radiofonike LBC, tha se policia po vazhdon hetimet për të gjetur dhe arrestuar autorët e sulmit. Policia, nga ana e saj, ka deklaruar përmes një komunikate për media se njësia anti-terroriste kreu një "hetim të shpejtë për të identifikuar ata që janë përgjegjës", por shtoi se për momentin nuk ka bërë "asnjë arrestim".

Një rrjet televiziv zbuloi se autoritetet kanë identifikuar një nga të dyshuarit e sulmit nga shqyrtimi i pamjeve të kamerave të sigurisë së metrosë.Presidenti i SHBA Donald Trump shprehu mbështetjen për qeverinë britanike. Në një bisedë telefonike me kryeministren May ai "premtoi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Britaninë për të parandaluar sulmet që synojnë qytetarët e pafajshëm”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.