Socialistët duhet të rinovohen!

Postuar në 14 Shtator, 2017 11:18

Felipe Gonzales, politikani i "gardës së vjetër" së socialdemokratëve evropianë i lidhur me ndryshimet e mëdha politike politik në Spanjë, pas rënies së diktaturës Franco ka folur rreth situatës ku ndodhet e majta europiane sot dhe nevojës për të ndryshuar qasje në lidhje me sfidat që ka jo vetëm Europa, por politika globale sot. Ish-kryeministri i Spanjës thotë se socialistët duhet të rinovohen.

“Siç ka thënë Willy Brandt pak para se të vdiste, statusi i veçantë i secial-demokracisë  është se ajo mund të bëjë një fill të ri me parime të reja kundër sfidave të reja. Ka paradokse që janë karakteristike”-shprehet Gonzales në një intervistë për CNNgreek.

Sipas Gonzales, politikat sociale që janë zbatuar deri më tani nga koalicioni qeverisës në Gjermani, duke përfshirë të ardhurat minimale të garantuara dhe rimëkëmbjen e një sërë të drejtash sociale, ishin të gjitha propozime të socialdemokratëve, por meritat i ka marrë kancelarja Merkel.

“Unë shoh se të majtës nuk po i njihen meritat për kontributin që në të njëjtën kohë kur përgjigja sociale demokratike do të ishte e vetmja që do të kënaqte brenda dhe jashtë Europës mosfunksionimet e rishpërndarjes së të ardhurave dhe pabarazive të shkaktuara nga globalizimi. Nuk është vetëm çështja e rishpërndarjes së pasurisë, por edhe efektiviteti i politikave konkurruese në ekonominë globale. Për fat të keq, ne nuk guxojmë të themi këtë. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk mund të na njohin”-shton më tej ish-kryeministri spanjoll.

http://www.cnn.gr/focus/story/97388/felipe-gkonzaleth-kaname-lathos-stin...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.