Italia ndalon me ligj propagandën fashiste

Postuar në 13 Shtator, 2017 10:27

Dhoma e ulët e parlamentit italian miratoi një projekt-ligj që i vendos kufizime të forta propagandës fashiste, 70 vjet pas vdekjes së diktatorit Benito Musolini. Projektligji, i cili u hartua nga Partia Demokratike (PD), u paraqit për debat dhe u votua pas një vere të nxehtë politike, ku organizatat e të drejtave të njeriut ngritën alarmin për rritjen e racizmit në Itali për shkak të dyndjes masive të emigrantëve nga Afrika.

Sipas kuadrit ligjor ekzistues, propaganda fashiste është vepër penale, por kjo nisëm ndërmerret duke patur parasysh faktin se po bëhen përpjekjeje për rithemelimin e partisë fashiste. Projekt-ligji i paraqitur nga PD nxjerr jashtë ligjit përshëndetjen romake të fashistëve, simbolet fashiste apo imazhet naziste etj. Autorët e propagandës fashiste  sipas projektligjit do të përballen me dy vjet burgim nëse shpërndajnë simbole fashiste dhe imazhe në internet.

Teksa projekt-ligji pritet të debatohet në Senat, partitë opozitare, në veçanti Lëvizja Pesë Yjet dhe partia e qendrës së djathtë Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, kanë argumentuar se ligji kërcënon lirinë e shprehjes. Por Emanuele Fiano, deputet PD i cili është raportues, hodhi poshtë këto shqetësime. "Ky projekt-ligj nuk kufizon liritë individuale, por do të pengojë ringjalljen e neo-fashizmit dhe kthimin e ideologjisë ekstremit të djathtë ekstreme"- tha ai.

http://espresso.repubblica.it/attualita/2017/09/12/news/dopo-la-lunga-es...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.